KFC
02LAJME

“Njerzit sit i na e ndreqin jo veç fotografinë por edhe botën”, storja e qytetarit mitrovicas me taksistin që çdo ditë i bënë dhurata të vogla

Liridon Kurti, qytetari mitrovicas gjatë ditës së sotme ka treguar një storje interesante të tijë me një taksist mitrovicas me të cilin Kurti udhëton çdo ditë, shkruan Mitropol.

Në këtë postim Liridoni ka treguar se taksisti Baci Sinan, çdo ditë kur shkon ta marrë Liridonin tek shtëpia e tijë me vete bart edhe ndonjë gjësend ushqimor të cilin ia servon konsumatorit si dhuratë.

Medi

“Sot kish ble kumbulla dhe kur erdh mem marrë ted era si çdo ditë, m’përshëndeti me buzëqeshje dhe ma zgjati qesen me kumbulla me marrë prej saj”, shkroi Kurti.

Tutje Kurti theksoi se kjo nuk është hera e parë që taksisti mitrovicas i ofron atij ndonjë gjësend ushqimor.

“Nuk e kam sefte, ndonji ditë m’jep mantia, e ndonji ditë tjetër çokollada”, shkroi Liridoni në postimin e tij në facebook.

Kurti theksoi se gjatë ditës i kërkoi taksistit mitrovicas ta bëjë një foto me të dhe se përgjigja e tij ishte mjaftë interesante.

“Jo more se ta prishi aparatin”, kishte thënë taksisti.

Lexojeni storjen në postimin e plotë pa ndërhyrje:

Me Bacin Sinan udhëtoj shpesh. Sot kish ble kumbulla dhe kur erdh mem marrë te dera si çdo ditë m’përshëndeti me buzëqeshje dhe ma zgjati qesen me kumbulla me marrë prej saj. Nuk e kam sefte, ndonji ditë m’jep mantia e ndonji ditë tjetër çokollada. Çfarë ka e aq sa ka mundësi.

Edhepse shumicës u pengon muhabeti i taksistëve, mu me Bacin Sinan m’ecë muhabeti loçkë. Ai është plot pozitivitet. E çmon punën që e bon. “Axhit, kam punu 10 orë ndërtim, trupi mu këputke. Kta nuk e llogariti punë. Ju t’rijt s’po ia dini vlerën punës, jeni mësu me hongër gaçëm!”-shprehet ai.

Edhepse me disa stenda në zemër buzëqeshja dhe respekti për punën dhe konsumatorin kurrë nuk i mungon. Sot i thashë:”Pe bojm ni selfie për Facebook!”, “joo more se ta prishi aparatin”-m’tha “Përkundrazi njerëzit si ti na e ndreqin jo veç fotografinë por edhe botën” i thashë

Weelnes