Dukato 2
KOSOVËLAJME

Njësia Speciale e Policisë në aksion, ka të arrestuar

Policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë për rastin Brezovica.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Tripika

Kelani tha se detajet lidhur me aksionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit” – tha Kelani.

Mësohet se Policia ka kryer bastisje në lagjen Velania dhe në disa lokacione tjera, nën dyshimet për shpëlarje parash dhe veprimtarisë së fajdeve.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe disa vetura./Mitropol.

Dukato 1