Njësitet e antidrogës në aksion, mbi 500 policë të angazhuar – disa të arrestuar në disa rajone

Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve janë duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në disa qytete të Kosovës, me ç’rast ka arrestime të disa personeve, shkruan Mitropol.
Qytetet ku janë kryer aksionet janë Prishtina, Gjilani, Suhareka, Peja dhe Vitia.
“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor”, thuhet në njoftimin e Policisë, sipas Sinjalit.
Në këtë aksion, sipas Paparacit, janë përfshirë mbi 500 policë.