Medi
02LAJMESPORT

Njofton Trepça: Tifozët e Trepçës në Samakov duhet të ulen në Zonën C0 afër Torcidës

Klubi i basketbollit Trepça ka njoftuar se të gjithë tifozët që do të udhëtojnë në Samakov duhet të hyjnë dhe të vendosen vetëm në Zonën C0, pranë tifozëve zyrtar Torcida.

Ky sektor ndodhet prapa bankës së rezervës së ekipit, duke ofruar mundësinë për të ndjekur ndeshjen nga afër dhe për të krijuar atmosferën më të zjarrtë. Në hyrje të palestrës do të ketë udhëzime të qarta për orientimin e tifozëve.

Dukato 1

Klubi ka apeluar për sjellje sportive, duke theksuar se çdo veprim i kundërt mund ta dëmtojë Trepçën.

Mesazhi i tyre është i qartë: “Të gjithë bashkë, një zë i fuqishëm për ekipin tonë.”

Premium Store