
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Mitrovica ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat Tuneli i Parë dhe Stan Terg, si pasojë e një defekti teknik në stacionin e pompimit në fshatin Rekë.
Sipas KRU Mitrovica, ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar intensivisht për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në një kohë sa më të shpejtë.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kësaj periudhe të përkohshme,” thuhet në njoftimin e kompanisë.
Për çdo informacion shtesë, konsumatorët mund të kontaktojnë zyrat e KRU Mitrovica.
Me respekt,
KRU Mitrovica