KOSOVËLAJME

Noel Malcolm i ashpër me BE-në: Kanë bërë lëshime për palën serbe në një mënyrë të pashembullt

Historiani i njohur britanik, Sir Noel Malcolm, ka kritikuar zyrtarët e Bashkimit Evropian për, siç ka thënë ai, presionin ndaj Kosovës dhe lëshimet e vazhdueshme ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Sipas tij, “ngre pikëpyetje serioze jo vetëm paanshmërinë e këtij procesi, por edhe vlefshmërinë e tij bazuar në ligjin ndërkombëtar”.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Përgjegjësia kryesore bie mbi Beogradin, që mendoj se në vazhdimësi ka treguar qëllime të këqija. Përgjegjësi i dytë është Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e tij dhe ndërmjetësit, të cilët vazhdimisht kanë bërë lëshime për palën serbe në një mënyrë të pashembullt, që nganjëherë mendoj se ngre pikëpyetje serioze mbi jo vetëm paanshmërinë e këtij procesi, por edhe vlefshmërinë e tij bazuar në ligjin ndërkombëtar”, thotë Malcolm për Zërin e Amerikës.