Aquapark 1
02KULT'ART

Nostalgji: Leze Qena e Shpresa Gashi në vizitën e tyre në Mitrovicë

Artistet Leze Qena e Shpresa Gashi kishin vizituar Mitrovicën dhe veriun e saj në kohën sa Leze Qena ishte gjallë, shkruan Mitropol.

Nga vizita e fundit e tyre në Mitrovicë ato ishin ndarë të dëshpëruara e të thyera, pasi kishin ecur deri tek përmendorja e Car Llazarit në veri, duke e parë katandisjen e qytetit për herë të parë afro 20 vite pas luftës.

Tripika

“Nuk kemi qenë moti në Mitrovicë, ndërsa në veriun e saj pas lufte nuk kishim shkelur asnjëherë. Na kishte marrë malli shumë për këtë qytet që është ndër më të bukurit në bukur. Malli dhe dhembja që ndjejmë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj të mrekullueshëm, për shkak të asaj që kanë përjetuar pas lufte, bënë që në këtë pasdite të vijmë këtu për të shuar sadopak këtë mall dhe dhembje”, kishin thënë artistet.

“Ah sikur të mund të bëja diçka për Mitrovicën që shumë e kam deshtë dhe vazhdoj ta dua akoma edhe në këtë gjendje që është”, kishte thënë mes tjerash e ndjera Qena me një dhimbje të theksuar në fytyrë.

Leze Qena ka qenë gruaja e artistit të madh, Xhevat Qenës nga Mitrovica. Ajo
ka vdekur më 25 mars të këtij viti duke pakuar numrin e emrave të shquar të kinematografisë shqiptare./Mitropol/

Aquapark 2