“Nuk jom në disponim me fol, natën e mirë”, drejtori i gjimnazit ‘Frang Bardhi’ nuk brengoset për çështjet e shkollës

Disa minuta më parë ‘Mitropol’ ka raportuar rreth çështjes sesi nxënësit e gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, janë obliguar që të pastrojnë klasët e tyre.
E për të kuptuar rrethanat që çuan drejtorinë e shkollës drejt marrjes së këtij vendimi, ‘Mitropol’ ka kontaktuar drejtorin e shkollës, Vesel Sahiti.
Pyetur se për çfarë arsye nxënësit janë detyruar të bëjnë pastrimin e klasave në mënyrë obligative, përgjigja e vetme e marrë nga drejtori ishte:
“Nuk jom në disponim me fol, natën e mirë”.
Me sa duket drejtori i gjimnazit ‘Frang Bardhi’, nuk brengoset fare për çështjet e shkollës.
Vesel Sahiti është zgjedhur drejtor i gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në gusht të vitit 2022, menjëherë pas largimit nga kjo pozitë të profesoreshës së matematikës, Zybejde Gogolli Latifi./Mitropol







