Active 2
02KOSOVË

Nuk u bë nënë kurrë, por u kujdes tërë jetën për fëmijë – historia e Nuran Boshnjakut, SOS nënës nga Mitrovica

Nuran Boshnjaku është SOS nëna nga Mitrovica e cila ka rritur fëmijët që kanë mbetur pa prindër tash e 15 vite me radhë.

Shumë nga 14 fëmijët që i rriti gjatë këtyre viteve e njohin atë si nënë, madje edhe e thërrasin me këtë emër, shkruan “Mitropol”.

Weelnes

“Unë nanë e këtyre fëmijëve s’mundem me u bë, por po mundohem me bë çka bën nana për fëmijën e vet.”, thotë Boshnjaku e cila për vete asnjëherë nuk pati fëmijë biologjik.

Ajo tregon se nuk e kishte shumë të vështirë ta bënte këtë punë pasi edhe më parë ishte kujdesur që t’i rriste tre fëmijët e burrit të saj të ndjerë.

Boshnjaku rrëfen se tërë vitet e jetës që ka kaluar me ta është munduar që të 14 fëmijët jetimë t’i dojë dhe t’i trajtojë njësoj në mënyrë që asnjë nga ta të mos ndjehet i përjashtuar dhe të mos e xhelozojnë njëri tjetrin.

Boshnjaku pas pak muajsh arrin moshën e pensionimit por ka bindje të plotë se fëmijët do vazhdojnë ta duan njejtë dhe ta vizitojnë edhe pas largimit nga SOS Fshati./Mitropol/

VIDEO:

https://fb.watch/jLbZTaoejn/?mibextid=j8LeHn

Dukato 1