Aurora Group
02LAJME

Nuk u morën vesh në trafik, dy persona u rrahën në Tavnik, njëri i lënduar rëndë

Një incident i rëndë fizik ka ndodhur në rrugën “Driton M Veliu” në Mitrovicë, ku një qytetar ka përfunduar me lëndime trupore pas një mosmarrëveshjeje në trafik, njofton “Mitropol”.

Florenti Company

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10.

TEB

Viktima ka pranuar menjëherë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit dhe për kapjen e të dyshuarit.

Rasti është klasifikuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe mbetet nën hetime./Mitropol/

Aurora Group