KOSOVËLAJME

”Nuk vërejta asgjë të dyshimtë’’, Hetemi mbajti sot mbledhje bashkë me nënkryetaren Miletiq e cila dyshohet se konsumoi drogë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë.

Ai për Klan Kosova, u shpreh se nuk i ka parë pamjet e publikuara, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot mbanë mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Nuk e kam parë videon”.

”Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai.

Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”.

Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë në zyrat e komunës, kështu të paktën tregojnë pamjet e publikuara nga Nacionale.