KOSOVËLAJME

Nura për pritjen për Hysni Gucatin: I kemi shmangur organizimet e mëdha, jemi kufizuar që të mos e dëmtojmë procesin

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në një lidhje direkte për T7, ka folur për pritjen që është bërë në nderim të Hysni Gucatit.

Ai tha se kanë marrë parasysh rekomandimet e mbrojtjes së Gucatit që të mos bëjnë organizim më të madh.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

“E kemi marrë parasysh rekomandimet e mbrojtjes së Hysit, ka qenë organizim spontan, kemi bërë homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit. Ju jemi shmangur organizimeve të mëdha, fjalimeve që kemi mundur t’i mbajmë, ka qenë rekomandim, që të jemi të kufizuar që të mos e dëmtojmë procesin”, tha ai.

Nura foli edhe për gjendjen shëndetësore të Gucatit dhe se çka i kanë thënë të paraburgosurit atje këtij të fundit.

“Gjendja shëndetësores e Hysit ishte e mirë pas ndërhyrjeve që ka pasur në këmbën e tij, nuk patëm kohë shumë që të bisedojmë, tha që ata janë në Hagë janë të jenë të bindur për kauzën dhe mesazhi i tyre ka qenë që të ecim përpara”, tha Nura.