Medi
02LAJME

Nusja nga Vushtrria bëhet për Spital, raporton se u rrah nga burri dhe vjehrri

Një grua nga Vushtrria ka raportuar një rast dje rreth orës 18:45 në Policinë e Kosovës.

Aurora Group

Sipas deklarimit të saj, ajo është sulmuar nga burri dhe vjehrri i saj, pas një mosmarrëveshjeje që patën, njofton “Mitropol”.

TEB

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar.

“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë.”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje./Mitropol/

Koha