“Nxënës jo i rregullt dhe problematik”: Studentja shqiptare në Graz jep detaje për të dyshuarin që kreu vrasjet

Screenshot
Një studente shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës në këtë qytet austriak, ku një 21-vjeçar kreu një sulm të armatosur në një shkollë të mesme, duke vrarë 11 persona.
Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Lea Bajrami.
Demjaha tha se sulmuesi njihej si një nxënës problematik dhe i izoluar, që nuk kishte arritur të përfundonte shkollimin.
“I dyshuari ishte nxënës jo i rregullt dhe problematik. Ai nuk kishte arritur të përfundonte shkollën”, deklaroi ajo në Klan Kosova.