Nxënësi në Skenderaj kapet me fotografi të armës pa leje, rasti procedohet nga prokuroria

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion hetimor në Skenderaj, ku ka identifikuar dhe intervistuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje, shkruan “Mitropol”.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar i mitur, nxënës, ishte kapur me një fotografi në të cilën shihej duke mbajtur një armë. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se posedon të njëjtën armë me gaz në shtëpi, e cila më pas është sekuestruar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi në lidhje me posedimin dhe përdorimin e armëve, sidomos nga të miturit./Mitropol/