Nxënësit e shkollës ” Abdullah Shabani” argëtohen me vallet e ansamblit kombëtar “Shota”

Dje në një atmosferë festive, u prezentua në Mitrovicë Ansambli i Këngëve dhe Valleve “SHOTA”.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Abdullah Shabani” patën rastin që nga afër të shohin paraqitjen e valltarëve.
Ky ansambël ka për qëllim promovimin e vlerave kombëtare dhe kulturore përmes këngës, veshjeve dhe valleve.
Bashkë me valltarët u argëtuan dhe vallëzuan edhe nxënësit fillorist mitrovicas.








