
Oborri i gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë është mbushur me qenë endacakë mëngjesin e sotëm, shkruan Mitropol.
Frekuentimi i oborrit nga ta ka ndikuar që nxënësit të kenë frikë të kalojnë andej në orët e hershme të mëngjesit kur edhe fillon mësimi.
Ata janë shprehur të shqetësuar në redaksi, duke theksuar se ky problem është evident tash e disa muaj.
“Nuk është hera e parë që i hasim në oborr, është rrezik sidomos për neve që vijmë në mëngjes në shkollë”, tha një nxënës.
E në lidhje me këtë deri më tani menaxhmenti i gjimnazit nuk e ka marrë ndonjë veprim konkret për zgjidhjen e problemit. /Mitropol/








