Aurora Group
KOSOVËLAJME

Olluri: Kurti dhe Konjufca ia kanë kërkuar dorëheqjen Donika Gërvallës, ka tensione

Gazetari Parim Olluri, ka thënë se lajmi i dalë dje në media është i vërtetë.

Ai ka shtuar se në lajm nuk thuhet se ka tensione brenda koalicionit qeverisës dhe se kërkesa për dorëheqja të ministres së jashtme, Donika Gërvalla, është e vërtetë.

Tripika

“Kemi shkruar që ka tensione dhe jo që po prishet qeveria. Nuk është e vërtetë. Tensioni dhe prishja e koalicionit dallojnë”, ka thënë ai.

Olluri pretendon se këto tensione në qeveri ekzistojnë që dy apo tre muaj. Ai thotë se Gërvallës i është ofruar mundësia që të mbajë vetëm postin e zëvendëskryeministres.

“Nuk u tërhoqa. Ka tension që dy-tri muaj. Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ja kanë kërkuar që dy muaj dorëheqjen. Ideja është që të largohet nga posti i kryediplomates në një post tjetër në një riformatim qeveritar. Në një farë forme është ledhatim i egos së Donika Gërvallës duke ia lënë postin e zëvendëskryeministres. Në fund ndoshta do të thuhet se nuk ka qenë dorëheqje por vetëm një tërheqje për arsye personale”, shtoi ai.

Weelnes