
Opozita në komunën e Vushtrrisë, akuzojnë kryetarin, Ferit Idrizi dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për ndikim në një konkurs për edukatore.
Tetë kandidate u zgjodhën me më shumë pikë në mesin e 80 aplikanteve për këto pozita në Institucionin Parashkolloër “Foleja”, dhe të përzgjedhurat sipas opozitës kanë lidhje me pushtetin lokal në këtë komunë.
Akuzat për nepotizëm e shkelje ligjore nuk pranohen nga ana e kreut lokal, i cili mohon se ka pasur ndikim në emrat që u përzgjodhën, teksa Idrizi, u deklarua se nëse dëshmohen parregullsi, komisioni do e anulojë konkursin.







