KOSOVËLAJME

Opozita lëshon seancën për shkak të qasjes së mazhorancës karshi raportit të DASh-it

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar seancën e sotme plenare, ku në rend dite ishin votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ky revoltim i partive opozitare ka ardhur për shkak të qasjes së mazhorancës karshi tyre dhe mungesa e debatit për raportin e DASh-it.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Deputeti i LDK-së, tha se:

“Ne si LDK dhe po ju bëjë thirrje edhe partive tjera opozitare që duke e parë qasjen e kësaj mazhorance dhe duke votuar kundër që të trajtohet një dokument i rëndësishëm siç ishte DASh-i dhe duke parë që as 30 deputetë nuk i keni për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare e që në fakt ministri na apostrofoj neve që nuk është e vërtetë. Po harroni që është sot dita 304 që kemi sanksione dhe si të tillë i humb rëndësia marrëveshjeve ndërkombëtare, ne nuk duam që të vazhdojmë që të jemi pjesë e këtij demolimi të jetës parlamentare. Ju bëjë thirrje parive që ta lëshjom sallën”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.