Market Florenti
02LAJME

Organizata të paidentifikuara mashtrojnë mitrovicasit me shitje orbitash në emër të bamirësisë

Pseudo kompani dhe organizata të ndryshme, të cilat po ngrejnë mbledhje fondesh për kauza të caktuara po fshehin pas tyre skema mashtrimi.

Në emër të të varfërve dhe fëmijëve të sëmurë, qytetarëve mitrovicas po iu shiten çamçakëza Orbit me çmim 1€ kundrejt çmimit real në treg 0.40 cent, shkruan Mitropol.

Medi

Qytetarët kanë ngritur shqetësimin se këto kompani/biznese nuk ofrojnë prova që me këto të holla po ndihmohen të varfërit në Mitrovicë a gjetiu dhe se nuk kanë as edhe fotografi të këtyre familjeve.

Të njejtat biznese/organizata dalin në sheshin e qytetit pa leje për shfrytëzim të hapësirës publike nga Komuna e Mitrovicës gjegjësisht Drejtoria e Urbanizmit.

Si mos më keq, gjitha të hollat që mblidhen gjatë gjithë ditës nuk deklarohen askund dhe qytetarëve iu lëshohen paragona fiktiv të cilat janë të pavlefshme në ATK./Mitropol/

Roadside