Organizohet edicioni i 13 i Festivalit të Domates në Mamushë, merr pjesë edhe një shoqatë kulturore nga Mitrovica

Ditën e djeshme në qytetin e Mamushës është organizuar edicioni i 13 i Festivalit të Domates, shkruan Mitropol.
Në këtë manifestim morrën pjesë një numër i madh i zyrtarëve shtetëror dhe një numër i madh i shoqatave kulturore dhe artistike nga komuniteti turk i Kosovës.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe Shoqata Kulturore, Artistike dhe Sportive “BIRLIK”, nga qyteti i Mitrovicës, të cilët shpalosën disa valle turke në këtë manifestim.

Kujtojmë që “Festivali i Domates” organizohet çdo vit nga Komuna e Mamushës. /Mitropol/







