Osmani: Do të kujtojmë përherë rezistencën e Ibrahim Rugovës dhe heroizmin e Adem Jasharit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se forcat e NATO-s qe shkelen token e Kosovës në qershor ët vitit 1999 ishte shpëtimtar.
Në adresimin e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se ata sollën me vete pretimin e lirisë.
“Më 12 qershor 1999, kur forcat e NATO shkelen në token tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtar. Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk e kishte harru për popullin e Kosës dhe vendosmërinë për t`i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se çlirimi i Kosovës ishte triumf i të mirës dhe të keqes.
“Çalimi i Kosovës në 1999 nuk ishte thjesht një fitore ushtarake dhe një kapitullim i Serbisë millosheviqjane, ishte mbi të gjitha triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë, ishte triumf i të mirës ndaja së keqes dhe triumf i drejtësisë mbi shtypjen”, është shprehur Osmani.
Me tej, ajo ka bërë me dije se në këtë ditë duhet të kujtohet rezistenca paqësore e Rugovës dhe heroizmi i Adem Jasharit.
“Në këtë ditë do ta kujtojmë përherë rezistencën këmbëngulëse të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për lirinë, pavarësinë, demokracia si dhe aleancat e fuqishëm që ai nderoi se bashku me shumë veprimtar të tjerë, e të cilat i gëzojmë edhe sot. Do të kujtojmë çdo ditë të jetës tonë, por edhe për brezat që vijnë pas nesh heroizmin e papërsëritshëm të komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari, të cilën u vënë gurthemelin e lirisë që gëzojmë sot. Do të jetojmë përherë me kujtimin e gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbi 13 mijë të vrarëve gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1113 vetëm në luftës e fundit në Kosovës”, ka thënë ajo, duke i përmendur dhunimet dhe të zhdukurit në Kosovës.
Në adresimin e saj, ajo ka falënderuar ushtaret e NATO-s për shërbimin në Kosovë.