KFC
KOSOVËLAJME

Osmani i kërkon Policisë dhe Prokurorisë të marrin masa ndaj ekspertit të sigurisë që tha se ajo ka negociuar për Banjskën

Zyra e Presidentes së Kosovës i ka quajtur “shpifje të rënda” deklarimet tronditëse të analistit të çështjeve të sigurisë, Bedri Elezit, i cili ka përhapur aludime për spiunazh kundër presidentes Vjosa Osmani.

Florenti Company

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.

TEB

Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.

“Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Elezi, analistit të sigurisë, i ka implikuar tre zyrtarë të lartë shtetëror në veprime të dyshimta për spiunazh.

Në një shkrim në Facebook të premten, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.

Deklarata e Elezit vjen pas arrestimit të dy shqiptarëve të Kosovës në Ferizaj të mërkurën, nën dyshimin se i kishin shërbyer Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA).

Për shefen e shtetit, Elezi ka thënë se dyshohet se ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s në rastin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Presidentja VJOSA OSMANI, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e BANJSKA”, tha Elezi.

Ndërsa, ai ka thënë se edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pasur takime me Daniela Vujiçiq, një zyrtare të dyshuar të BIA-s.

“DANIELA VUJICIQ, Dyshohej se ishte anëtare apo zyrtare e BIA-së, poashtu dyshohet se në Shkup kishte pasur takime me zv.kryeministrin Besnik Bislimi”, ka thënë ai.

Elezi ka përmendur edhe dyshimet për takime mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Millan Radojiçiqit.

“MIMOZA KUSARI LILA, dyshohet se ka pasur takime me dhe biseda me anëtarin e BIA-së sërbe Milan Radoiçiq. A do të kemi veprime ndaj këtyre personave për vepren e spiunazhit?”, ka përfunduar ai.

Market Florenti