LAJME

Osmani në Budapest: Mbështetja ndaj Kosovës do të vazhdojë edhe me administratën Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para mediave derisa është duke marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Roadside
Market Florenti

Osmani ka pohuar se nuk ka asnjë aryse që Kosova të mos e ketë mbështetjen e administratës së re të presidentit Donal Trump, të sapozgjedhur në ShBA.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

Ajo ka thënë se Kosova ndër vite e ka pasë mbështetjen si të demokratëve, ashtu edhe të republikanëve, pra të dyja partive amerikane.

“Besoj si një shtet në thelb që kemi përfituar nga parteniteti trans-atlantik që zgjedhja e presidentit Trump do të vazhdojë të forcojë këtë lidhje dhe natyrisht ne të gjithë duhet të japim kontribut në këtë drejtim”.

“Kosova ka pasë mbështetjen e dy partive të çdo administrate amerikane, që nga vitet e hershme të të 90-ve, ne kemi qenë të bekuar me atë mbështetje dhe për atë ne e kemi çdo arsye që të besojmë se ajo mbështetje do të vazhdojë ashtu edhe me administratën Trump”, ka pohuar Osmani.

Tutje, ajo deklaroi se ka dëgjuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky se shpreson që Trump do ta ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Ndër tjera, ajo ka folur edhe për relacionin e ShBA-së dhe Evropës: “Besoj fuqishëm që bashkëpunimi mes ShBA-së dhe Evropës do të vazhdojë është për të mirën e sigurisë në botë”.