KOSOVËLAJME

Osmani para Vuçiqit në Samit: Qasja pajtuese ndaj agresorit Millosheviq, çoi në luftëra të tmerrshme deri në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot iu drejtua të pranishmëve në Samitin Evropë-Juglindore në Dubrovnik, ku pjesë e saj ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Sinjali.

Roadside
Market Florenti

Osmani e vuri në siklet Vuçiqin kur foli për gjenocidin që shkaktoi Sllobodan Millosheviqi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sinjali nga burimet e veta, ka mësuar se çfarë i tha në sy Osmani – Vuçiqit gjatë fjalimit të saj.

Ajo tha se në fillim të viteve të 90-ta, Millosheviçin e paraqisnin si njeriun ‘paqebërës’ ose ‘njeriu pa të cilin paqja është e pamundur’.

”Shumë prej nesh rreth kësaj tryeze e kujtojnë se si, në fillim të viteve nëntëdhjetë, pavarësisht luftërave të zhvilluara kundër Kroacisë dhe Sllovenisë, Millosheviçi ende quhej ‘paqebërës’ ose ‘njeriu pa të cilin paqja është e pamundur’”, tregojnë burimet të ketë deklaruar presidentja në Samit.

Ajo tutje u ka theksuar liderëve rajonalë, se ishte pikërisht kjo qasje pajtuese ndaj agresorit që çoi në luftëra më të tmerrshme, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

”Në fund, pajtimi me një autokrat u pagua me gjakun e mbi njëqind mijë civilëve të pafajshëm”, ka deklaruar ajo.

”Megjithatë, edhe 25 vjet pas paqes në Ballkan, e arritur përmes ndërhyrjes së NATO-s, shohim forca të errëta nga e kaluara, të cilat duan të ndjekin modelet ruse të aneksimit, propagandës, dezinformimit dhe destabilizimit”.

”Nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, sepse në fund të fundit duke luftuar për një Ukrainë të lirë, ne po luftojmë gjithashtu për paqen tonë dhe lirinë. Ne po luftojmë për një Evropë të lirë”, mësohet të jetë shprehur presidentja Vjosa Osmani, çka dhe duke shtuar këmbënguljen e Kosovës për t’u rreshtuar krah NATO-s, për ta sanksionuar Rusinë, ka shkaktuar tensione në deponimin e Aleksandar Vuçiqit.

Tutje presidentja i ka konfirmuar presidentit ukrainas mbështetjen e Kosovës, duke i theksuar faktin se populli kosovar me historinë e tij të dhimbshme, shtynë që të zgjas dorën e ndihmës.

Gjithashtu, nga Samiti tregojnë se nga ky qëndrim i presidentes Vjosa Osmani, kishte ankesa e reagime të shumta.