
Vjosa Osmani, Kosovo's president, speaks to the media at the European Union (EU)-Western Balkans leaders summit at the European Council headquarters in Brussels, Belgium, on Thursday, June 23, 2022. European Council President Charles Michel is "confident" that European leaders will grant Ukraine and Moldova EU candidacy status today. Photographer: Valeria Mongelli/Bloomberg via Getty Images
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, shënon një hap të rëndësishmë të pranisë së saj në Ballkanin Përndimor.
Osmani ka thënë se kjo bazë kontribuon në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe me gjerë, duke shtuar se “ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”.
“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.” – ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.








