Osmani për largimin e kryetarëve në Veri: Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën me emisarin amerikan Gabriel Escobar ka folur edhe për zgjedhjet në Veri.
Ajo tha se procesi i largimit të katër kryetarëve të komunave në Veri të Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ.







