Market Florenti
KOSOVËLAJME

Osmani për ndërhyrjen në biografinë e Krasniqit: Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një gjë të tillë

Presidentja Vjosa Osmani tha se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka ndërhyrë në webfaqen e Presidencës, duke e përshkruar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani tha se do të ketë takime me institucionet e sigurisë, ndërsa e cilësoi të papranushme ndërhyrjen.

London

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, u shpreh Osmani.

“Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një ndërhyrje të tillë”, shtoi presidentja.

Në biografinë e Jakup Krasniqit, në faqen zyrtare të Presidencës, thuhej se “u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit”.

Koha