KOSOVËLAJME

Osmani: Secili që beson në demokraci dhe të drejtat e njerëzve do të votojë pro Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përmes aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mund të jepet një mesazh i fortë nga Evropa.

“Sot anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u është dhënë mundësia për të dërguar një mesazh të fortë, që Evropa qëndron fuqishëm në angazhimin e saj për demokracinë dhe të drejtat e njerëzve”, është shprehur ajo.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Secili që beson vërtetë në një të ardhme me këto vlera, do të votojë në favor të anëtarësimit në Kosovës në KiE”.

Pasditen e kësaj së marte do të zhvillohet debati dhe pritet të miratohet raporti nga asambleja.

Paraprakisht nuk kanë kaluar disa amendamente të propozuara nga Serbia, si dhe një nga delegacioni italian për Asociacionin e Komunave Serbe.