Active 2
KOSOVËLAJME

Osmani s’ka nevojë për përkthyes në Turqi, flet fenomenal në turqisht me ministrin turk

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pati fare nevojë për përkthyes në vizitën e saj zyrtare në Turqi, ku u prit me nderime të larta nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, shkruan Mitropol.

Ajo në CV-në e saj kishte deklaruar se flet edhe turiqshten, por nuk ishte dëgjuar asnjëherë më parë duke folur turqisht në publik.

London

E kësaj here, Presidentja Osmani foli turqisht me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu.

”Mirë se erdhët”, i drejtohet ministri në turqisht Osmanit.

“Mirë se ju gjej, mirë se ju gjej. Si jeni? Po dukeni shumë mirë”

”Mirë jam faleminderit, ju si jeni e nderuara presidente”, ia kthen Çavusoglu.

”Shumë faleminderit. Jam shumë mirë. Edhe ministrja jonë është këtu”, u shpreh Osmani në turqisht, gjersa prezantoi Donika Gërvallën, shkruan Mitropol.

Ndryshe, Presidentja Osmani flet rrjedhshëm edhe gjuhën angleze, serbo-kroate dhe atë spanjolle./Mitropol/

Klikoni në VIDEON e mëposhtme për ta dëgjuar presidenten teksa flet turiqsht:

 

Vjosa Osmani nuk ka nevojë për përkthyes në Turqi, flet turqishten në mënyrë fenomenale me Ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavusoglu⬇️🇹🇷🇽🇰

A e dinit se presidentja Osmani flet edhe turqisht? 👇🏻

Posted by Mitropol on Tuesday, March 1, 2022

Koha