KOSOVËLAJME

Osmani takon Hovenierin, flasin për zgjedhjet në veri dhe zhvillimet e fundit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se u fol për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë ato në dialogun Kosovë – Serbi dhe përgatitjet që po bëhen në lidhje me kërkesën për zgjedhje të reja në veri.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndryshe, sot gjatë ditësh, Hovenier ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku ka deklaruar se ShBA-ja është e shqetësuar me vendimin e BQK-së për dinarin serb.