Medi
KOSOVËLAJME

Osmani viziton fëmijët në Hemato-Onkologji: Shpresa rreh më fort se koha

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e fundit të këtij viti ka vizituar fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, aty ku, siç u shpreh ajo, koha ecën më ngadalë, por shpresa rreh më fort, shkruan Mitropol.

Medi

Në një mesazh emocional, Osmani theksoi se në prag të Vitit të Ri, fëmijët e këtij reparti rikujtojnë se shpresa nuk shuhet kurrë dhe se dashuria mbetet forca më e madhe shëruese.

Ajo shprehu falënderim të veçantë për stafin e Klinikës së Pediatrisë, duke vlerësuar punën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Presidentja Osmani uroi që viti i ardhshëm të sjellë shëndet, shërim, gëzim dhe mrekulli të vogla e të mëdha për fëmijët e shtruar dhe për familjet e tyre.

Premium Store