
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Osmani ndër të tjera deklaroi se aleatët i kanë konfirmuar se Vuçiqi qëndron pas sulmit të 24 shtatorit.
“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani gjatë një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt.








