Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 26-vjetorin e vrasjes së tij.
E para e shtetit ka thënë se Krasniqi ishte një udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës.
Tutje, presidentja ka thënë se zbardhja e vrasjes së Krasniqit është obligim i yni.
“Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni”, ka shkruar presidentja.