Pacientët ankohen për papastërti në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”

Screenshot
Disa qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me papastërtinë që po mbizotëron në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Sipas ankesave të prindërve që po trajtojnë fëmijët në atë repart, ambientet nuk janë në gjendje të mirë higjienike.
Ata kanë kërkuar që të merren masa, pasi që shqetësohen se në vend se tu shërohen fëmijët, ata mund të marrin sëmundje tjera nga papastërtia në dhomat e repartit ku po trajtohen.
Përndryshe objekti i Pediatrisë në Mitrovicë është ende objekt i ri, i cili është përuruar në mars të 2024-tës.








