Medi
02KOSOVËLAJME

Pacientët bëhen llom në QKMF-në e Mitrovicës, thyejnë xhamat e objektit

E konfirmon Policia për Ditorin: Mosmarrveshja mes pacientëve ka sjellur incidentin në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë, ku një përplasje mes pacientëve ka rezultuar me xhama të thyer të këtij objekti.

Weelnes

Rastin për portalin Ditori e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Ilmi Prekazi i cili ka thënë se policia ka pranuar një thirrje emergjente nga shërbimi shëndetësor për një mosmarrveshje mes pacientëve.

“Policia ka pranuar një thirrje nga shërbimi i Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicë për një mosmarrveshje mes pacientëve, me mundësi eskalimi, policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin” ka thënë Prekazi për Ditorin.

Ndërkohë si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të thyer xhamat e objektit, derisa nuk raportohet për të lënduar./Ditori/

Weelnes