Pacolli: Amerikanët më ftuan, por Haradinaj më tha mos shko në takimin e Ballkanit të Hapur

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme ishte ftuar nga amerikanët të merrte pjesë në takimin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Por që kryeministri Ramush Haradinaj nuk e kishte lejuar të bënte një gjë të tillë.
“Sa kam qenë Ministër i Punëve të Jashtme unë kam pasur një kërkesë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht Ambasadës Amerikane që gjithsesi të shkoj e të marrë pjesë në takimin që ka qenë në Ohër. Drejtpërsëdrejti nga Ambasadori kam pas kërkesë”, tha Pacolli.
“Unë kam filluar të përgatitem dhe e kam thirr shoferin me u nis. Telefonova kryeministrin (Rammush Haradinaj) dhe ai më propozojë të mos shkojë. Më tha: “Mos shko sepse t’i nuk i di edhe disa gjëra tjera.” Do të doja shumë t’i dija këto gjëra”, ka thënë Pacolli.
“Unë ndalem dhe e thërras ambasadorin dhe i them se s’mund të shkojë. Ambasadori më tha se po gaboja dhe se “e rregullojmë me kryeministrin””, shpjegoi Pacolli.








