Tek pompa e derivateve “LAB OIL” në Zveçan të dielën e 29 shtatorit, rreth orës 04:00 të mëngjesit shpërtheu një mjet shpërthyes i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme, shkruan Mitropol.
Zhurma e shpërthimit ishte aq e fuqishme saqë tek banorët e asaj zone është shkaktuar panikë.
Mjeti shpërthyes është hedhur në pjesën e pasme të pompës së derivateve, ku menjëherë pas shpërthimit në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Në momentin e shpërthimit afër pompës së derivateve kanë qenë dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar nga shpërthimi.
“Mitropol” ka publikuar ekskluzivisht videon e momentit të shpërthimit: