Medi
KOSOVËLAJME

Pamje nga aksidenti i rëndë kur një veturë “fluturon” nga rrethrrotullimi i madh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Prishtinë. Ku vetura ka rënë nga rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishtë”.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar së të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Medi

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahemti.

Më tej, ajo ka theksuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

VIDEO

eKiosk