Pamje nga momenti i ndalimit të serbit që kaloi ilegalisht kufirin nga Policia e Kosovës mbi Urë të Ibrit

Policia ka ndaluar një serb për kalim ilegal të kufirit.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Njësia policore ka ndaluar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i ai kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari ka inicialet M.M.








