Pamje nga zjarri në Brezovicë: Policia bllokon rrugët, dyshohet se në bodrumin e hotelit ka bombola gazi

Një incident i rëndë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brezovicë, ku hoteli “Pine” është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme material, ndërsa fatmirëisht nuk është raportuar për persona të lënduar.
Me të marrë lajmin, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Flakët e zjarrit në hotel po vazhdojnë, ndërsa shihen edhe zjarrfikësit duke kryer punën e tyre.
Policia raportohet se ka bllokuar rrugët për shkaqe sigurie, pasi dyshohet se ka bombola të gazit në bodrumin e hotelit.
Hetimet në lidhje me këtë rast tashmë kanë filluar, për zbardhjen dhe përcaktimin e detajeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.