Pamje të aksidentit mes tri automjeteve që dyshohet të jetë me fatalitet
Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku që dyshohet të jetë me fatalitet, ku janë tri automjete të përfshira.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës nuk ka treguar detaje rreth personave të përfshirë, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.
Konfirmimi i tij i plotë:
Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.
Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.
Pamje ka publikuar RTV Besa: