Premium Store
02KOSOVËLAJME

Pamje të Stacionit të Njësisë Kufitare Speciale në Jarinjë janë publikuar nga serbët në rrjete sociale

Sot gjatë ditës persona të ndryshëm të nacionalitetit serb kanë publikuar vazhdimisht video të Stacionit të Njësisë Kufitare Speciale në Jarinjë, shkruan “Mitropol”.
Video shihet së është realizuar nga malet përreth.
Kjo ‘shpërfaqje’ ajrore e bazës ka ndodhur pikërisht sot kur serbë të maskuar e me pankarta shovinisite e nacionaliste përtej kufirit të Jarinjës kanë protestuar në kufi me Kosovën.
Në pamje shihen kontejnerët e policisë, disa buldozerë e veturat si dhe autoblindat e policëve specialë në bazën që u ngrit në tetor 2022.
Kujtojmë se protesta u krye me shpërndarjen e protestuesve pas ndërhyrjes së policisë serbe.
Në përshkrimin e videos së publikuar shkruhej ‘Kosova është Serbi’, ‘Rusia’ e ‘Serbia’./Mitropol/

Weelnes