Papiqulo nis ‘ekspeditën’ nëpër qytete, dje ishte për një ‘krug’ edhe në Mitrovicë e Vushtrri (VIDEO)

‘Papiqul’ u bë i njohur për veturën e tij dhe zërin e lartë të muzikës që shumë shpesh trazoi banorët e disa lagjeve në Prishtinë, për të mos mjaftuar, ndaj tij u morën masa edhe nga organet e rendit.
Por Papiqulo nuk është ndalur në Prishtinë, ai dje ka vizituar edhe qytetin e Vushtrrisë, por jo për ta trazuar, por për të kryer një shërbim tek “Unimax Dekor”, lider i autopjesëve unike në tregun kosovar.
Se Papiqulo erdhi në Vushtrri njoftoi edhe Unimax Autodekor duke treguar se e pajisën atë me një spoiler të ri të montuar.
Por siç edhe shpjegon prezentuesi i punimeve në auto-vetura, Fatjon Shaqiri, volumi ishte aq i lartë sa ai nuk po dëgjonte asgjë në ato momente.
Veç në Vushtrri, ‘Papiqulo’ qëndroi edhe në Mitrovicë, duke i ushtuar rrugët e qytetit.







