Aurora Group
LAJME

Paraburgim ndaj tre personave, hynën në Kosovë me veturën me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Prokuroria Themelore në Pejë ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim tre të rinjve nga Bosnje e Hercegovina.

TEBTEB

Tre të rinjtë dyshohet se para tre ditësh në Manastirin e Deçanit kanë shkruar në tabela të një veture “Kosova është Serbi”.

TEB

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte njoftuar se vetura është hasur gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit.

Koha