Paralajmërimi i Kurtit për sulm në Veri, analistët: Të plotësohen urgjentisht kërkesat e PK-së, mund të sulmohen nga grupi që iki më 24 shtator

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se sulmi shtetëror ndaj Kosovës nga Serbia nuk do të ketë.
Arifi e tha këtë deklaratë për gazetablic, pas paralajmërimit të fundit të kryeministrit Kurti i cila tha se shteti serb po përgatit sulm të ri në Kosovë.
“Së pari duhet të definohet se çka kuptojmë me fjalës sulm, mund të ketë ndonjë aksion si të 24 shtatorit, por sulmi shtetëror i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndodhë sepse do të ishte një autogol i madhë edhe për Perëndimin, por edhe për Serbinë”, tha Arifi.
Por, në këtë që jemi a duhet Qeveria të plotësojë në mënyrë urgjente kërkesat e NJSI-së?
Arifi thotë se për këtë çështje nuk duhet të ketë as dyshim.
“Por, Qeveria e Kosovës do të duhej t’i plotësojë kërkesat e NJSI-së dhe nuk do të duhej as të diskutohej kjo çështje. Ne nuk duhet të investojmë në Polici e Ushtri vetëm kur kemi probleme të sigurisë, por gjatë gjithë kohës në mënyrë që t’i evitojmë këto rreziqe”, tha Arifi.








