Medi
KOSOVËLAJME

Paralajmërohen çmime “ekstreme” të derivateve

Dje, parlamenti i Iranit ka marrë vendim për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, në të cilën kalon 20% i naftës botërore. Ky vendim i tyre ka ardhur pas bombardimit amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran, shkruan Mitropol.

Ngushtica e Hormuzit është një kalim i ngushtë midis Iranit dhe Omanit, duke qenë një arterie kritike për ekonominë globale.
Kjo ngushticë lidh Gjirin Persik me Detin Arabik dhe Oqeanin Indian, duke lejuar transportimin e naftës nga portet në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin, Irakun e në tregjet botërore.

Active

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit do të nënkuptonte ndërprerjen e furnizimeve me naftë, kryesisht në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut, gjë që do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës (sipas disa vlerësimeve në mbi 100 dollarë fuçi, dhe sia madje edhe 200).

Kryetari u Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për Lajmi.net, tha se aktualisht janë duke u shërbyer me çmimet e naftës më të lira jë regjion.
Ai shtoi se këto çmime po rriten, shkaku i luftës mes Izraelit dhe Iranit.

“Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak që Kosova importon pjesën me të madhe të naftës”, ka thënë Berjani.

Ai ka treguar çmimet aktuale në Kosovë e rajon –

Çmimet aktuale në Kosovë:

Diesel: 1.22€-1.32€
Benzine: 1.21€-1.31€

Çmimet aktuale në Shqipëri:

Dizelli 1.91 cent
Benzina 1.94 cent

Çmimet aktuale në Serbi:
Dizelli 1.81 cent
Benzina 1.84cent

Çmimet aktuale në Mal të Zi:
Dizelli 1.51cent
Benzina 1.54 cent

Çmimet aktuale në Bosne:
Dizelli 1.48 cent
Benzina 1.49 cent

Cmimet aktuale në Maqedoni:
Dizelli 1.18 cent
Benzina 1.22cent

Berjani ka thënë gjithashtu se Kosova për nga çmimi i naftës renditet e dyta më e ulëta pas Maqedonisë së Veriut pasi që ata kanë akcizë më të ulët se Kosova.

Berjani ka thënë se Kosova për nga çmimi i naftës renditet e dyta më e ulëta, pas Maqedonisë së Veriut, pas ata kanë akcizë më të ulët se Kosova.

Ai poashtu paralajmëroi se pas sulmeve të Iranit ndaj SHBA-së, ka mundësi që të rriten çmimet e derivateve në shkallë ekstreme si dhe potencialisht të ekzistojë një krizë globale./Mitropol/

Dukato 1