Aurora Group
KOSOVËLAJME

Paralajmërohen erëra të forta sot në Kosovë, Komuna e Prishtinës: Do të izolojmë zonën te objekti i komunës

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se do të bëjë izolimin e zonës rreth objektit të komunës se re në lagjen Arbëria për shkak të paralajmërimeve për erëra të fuqishme.

Sipas njoftimit, izolimi po bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

Aurora Group

Të nderuar qytetarë, Nesër, e diel, 11.02.2024, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.” – thuhet në njoftim.

Më tej, Komuna e Prishtinës, ka kërkuar kujdes gjatë qarkullimit në paraqe dhe parkimit të veturave pasi mund të ketë rënie të degëve.

Ata kanë publikuar edhe numrat emergjent.

Të nderuar qytetarë, Ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44” – përfundon njoftimi.

Koha