Market Florenti
EKONOMIKOSOVËLAJME

Paralajmërohen inspektime nga shteti për ngirtjen e çmimit të bukës dhe derivateve

Inspektorati i Tregut ka inspektuar të martën pompat e derivateve për të parë nëse po përfillet vendimi i qeverisë për çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve.

“Gjatë inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut të MINT në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ka rezultuar që nga 22 pika të karburantit të inspektuara, te 19 Operatorë Ekonomikë është konstatuar që janë duke respektuar çmimet maksimale të lejuar, kurse 3 Operatorë Ekonomikë nuk kanë respektuar përcaktimin e çmimeve, prandaj të njëjtët janë urdhëruar që menjëherë të rregullojnë çmimet sipas njoftimit të MINT dhe ndaj tyre janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

London

Inspektoriati ka inspektuar të martën edhe furrat e bukës, me qëllim të verifikimit të çmimeve të këtij produkti esencial ushqimor.

Sipas njoftimit, është bërë verifikimi i çmimeve, i deklaracionit dhe i peshës së bukës, është njoftuar se ka ngritje të çmimit të bukës nga 50 në 60 centë.

“Inspektorët e tregut kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar nëse ngritja është si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të tjera si miell, vaj etj, është ngritje artificiale apo të pajustifikueshme. Pas vlerësimit do të merren masa në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Inspektime gjatë së martës janë kryer edhe në 22 pika të karburantit, në tri prej të cilave është parë mosrespektim i përcaktimit të çmimeve dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjin.

MINT-i ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë çdo ditë në gjithë vendin, teksa masa ndëshkuese do të ketë në secilin vend ku konstatohen shkelje.

Koha